Arrestohet pronari i një biznesi në Fushë Kosovë, nuk respektoi masat e sigurisë kundër COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi nuk ka zbatuar masat e sigurisë, ndaj pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, pronari nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me operatorët ekonomik dhe në atë mënyrë që nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e distancës shoqërore dhe shmangien e kontaktit për punonjësit dhe klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Policia ka njoftuar se brenda hapësirës së mbyllur janë gjetur 27 persona pa vendosur shenjat dhe paralajmërimet për distancë shoqërore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00.