Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet prizrenasi për dhunim

Një rast i dhunimit është raportuar nga policia në rajonin e Prizrenit.

Në lidhje me këtë rast, sipas policisë, është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua.

Me vendim të prokurorit, viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.