Foto: Ilustrim

Arrestohet prizrenasi i dyshuar se rrahu nënën e tij

Dhuna ndaj nënës së tij ishte arsyeja e arrestimit të një personi të dyshuar në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:30, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit pas intervisitmit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.