Ilustrim

Arrestohet polici që dyshohet se rrahu 21 vjeçarin

Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës e ka arrestuar një zyrtar policor.

Ai dyshohet se ka sulmuar një 21 vjeçar i cili më pas ishte hospitalizuar.

KALLXO.com ka raportuar pak më parë lidhur me sulmin ndaj 21 vjeçarit.

Një 21 vjeçar dy net më parë është shpëtuar nga doktorët e Klinikës së Neurologjisë për shkak se i njëjti rrezikonte të humbiste aftësinë e të folurit dhe lëvizshmërinë e dorës dhe këmbës së djathtë.

KALLXO.com mëson se djali kishte dëmtime në kokë pas një incidenti që e ka pasur me një zyrtar policor .

KALLXO.com gjithashtu merr vesh se tri ditë më parë 21 vjeçari dyshohet se kishte një konflikt me një polic në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Skandal në Prishtinë: 21 vjeçari që rrezikoi paralizimin dyshohet se u sulmua nga një polic