Foto: Kallxo.com

Arrestohet polici në Kamenicë pasi u kap duke kontrabanduar mallra

Një zyrtar policor dhe një person tjetër i dyshuar janë arrestuar nga policisë në fshatin Novosellë të Kamenicës për kontrabandë me mallra.

Policia ka bërë të ditur se zyrtari policor së bashku me një të dyshuar tjetër, kanë kontrabaduar mallra me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Kosovës.

Policia ka sqaruar se gjatë kontrollit në furgon, ka gjetur një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion.

Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërgur në mbajtje, ndërsa furgoni në mallra është sekuestruar.

Emisioni “Drejtësia në Kosovës” ka transmetuar pamje ekskluzive të arrestimit të disa zyrtarëve policor të cilët dyshoheshin se janë përfshirë në kontrabandë me mallra.

Pamje: Reagimi i policëve nga Leposaviçi kur arrestohen