
Arrestohet pjesëtari i FSK-së, rrahu gruan
14.5.2022 - 08:36
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet se ka rrahur gruan e tij.
I njëjti është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunë në familje.
I njëjti përveç se ka rrahur gruan, ka kanosur edhe zyrtarët policorë.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas rreth orës 10:00.