Arrestohet personi që u gjet i plagosur në Vërmicë, dyshohet për vrasjen e rëndë
Policia e Kosovës e ka arrestuar dje shtetasin sirian, si të dyshuar për vrasjen e raportuar ditë më parë në Vërmicë të Prizrenit.
Ngjarja e vrasjes në Vërmicë kishte ndodhur më 18 qershor dhe i dyshuari ishte në trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit pasi ishte i plagosur.
“Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari ishte gjetur i plagosur nga një person tjetër që e kishte thirrë Policinë. Pasi policia kishte dal në vendin e ngjarjes kanë parë se ai ishte plagosur në këmbë dhe ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit.
Dyshimet e para të Policisë ishin se rasti i tij kishte të bënte me vrasjen e një shtetasi tjetër sirian që ishte gjetur i vdekur në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë.