Foto: Ilustrim

Arrestohet personi që mbajti dhunshëm një grua në Prishtinë

Policia  e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ka arrestuar një shtetas të huaj  i cili kishte mbajtur pa dëshirë një grua të huaj.

“Lidhur me rastin me datën 05.08.2019 nga njësitë relevante të policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i huaj i cili kishte mbajtur pa dëshirën e saj  viktimën femër shtetase e huaj “ thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit i njejti me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si rrëmbim dhe dhunim.