foto: Ilustrim

Arrestohet personi që goditi me veturë dy vajza në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, një person derisa ngiste veturën ka goditur dy vajza të moshës së mitur. I dyshuari, sipas forcave të rendit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti duke ngarë veturën e tij me targa lokale nga pakujdesia godet dy këmbësoret femra (të mitura). Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.