Arrestohet personi, i cili kërkohej nga policia

Është arrestuar Kushtrim Bojaj, i cili kërkohej nga Policia e Kosovës për kryerjën e veprës penale, vjedhje e rënd.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 22.04.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, PK-ja ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

“Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”.

 

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari