Arrestohet për vjedhje të 10 bidonëve me naftë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar nga polici në Han të Elezit, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 10 bidonë me derivate të naftës.

Sipas të dyshuarit, bidonët i kishte gjetur në një rrugë afër terminalit doganor në Han të Elezit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.