Arrestohet për vjedhje një person në Suharekë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar për vjedhje një 40-vjeçar me inicialet D.F. nga Reqani i Suharekës.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer së paku 5 raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat përreth.

Në shtëpinë e të dyshuarit Policia ka sekuestruar 2 biçikleta, 1 motosharrë, 1 trotinet dhe 31 palë këpucë të ndryshme.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaluar për 48 orë.

Policia fton qytetarët dhe stacionet të raportojnë gjërat e vjedhura nëse nuk i kanë raportuar apo të vijnë në stacion për të identifikuar pronën e tyre, në stacionet policore.