Foto: Ilustrim

Arrestohet për të shtëna me armë zjarri dhe substanca narkotike

Tre persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi janë të dyshuar për të shtëna me armë zjarri dhe u janë gjetur një sasi e substancave narkotike.

Të dyshuarve u është sekuestruar arma dhe një karikator i zbrazur, 4 gëzhoja dhe sasia e gjetur e narkotikëve.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, të shtunën rreth orës 21:30.

“Pas intervistimit i dyshuari mashkull i kosovar ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin policor.