Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Arrestohet për të shtëna me armë në drejtim të një personi

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri drejt një personi, pas një mosmarrëveshje.

Sipas raportit policor nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë, ndërsa viktima nuk është lënduar.

Rasti ka ndodhur në Hajvali në Prishtinë.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur”, thuhet në raport policor.

Tutje është bërë e ditur se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.