Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet për kontrabandë të aparateve të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë me mallra në fshatin Bllatë të Kamenicës.

I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 14:00, pasi që gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur dhe konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente përcjellëse.

Sipas policisë, aparatet dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim të prokurorit, aparatet u janë dorëzuar Doganës, ndërsa i dyshuari pas intervisitmit është dërguar në mbajtje.