
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Arrestohet për kanosje, i sekuestrohet një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë
13.1.2023 - 11:46
Një burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur përmes telefonit dhe rrjeteve sociale një person.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ‘Mustafë Kruja’, në Prishtinë.
I dyshuari, me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.