Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet për falsifikim nënkontraktori për pastrimin e veturave të policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 10:30, në Prishtinë.

Ai është arrestuar nën dyshimin se për gjashtë muaj, që nga korriku e deri në dhjetor të vitit 2019, si nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara.