Arrestohet pasi theu xhamin e një shtëpie dhe kanosi viktimën

Një person është arrestuar nga policia në Mitrovicë nën dyshimet për kansoje, dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas njoftmit të bërë nga ana e policisë, mbrëmë pak para mesnate,  një person ka raportuar në polici, se një person i dyshuar, e ka thyer xhamin e shtëpisë dhe e ka kanosur viktimën.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa në raportin e policisë nuk është bërë I ditur raporti familjar mes viktimës dhe të dyshuarit.