Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet pasi tentoi të vë në qarkullim çeqe bankare ndërkombëtare

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesë të një grupi kriminal.

I dyshuari sipas raportit ditor të Policisë, kishte tentuar të vinte në qarkullim disa çeqe bankare të bankave të ndryshme ndërkombëtare.

Me këto çeqe i dyshuari kishte tentuar të përfitonte materialisht në mënyrë të kundërligjshme.

Arrestimi ka ndodhur në fshatin Bubavec të Komunës së Malishevës.

Si prova materiale janë konfiskuar disa dokumente dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.