Arrestohet pasi tentoi të kaloj kufirin me ryshfet, pa dokumente

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti i ka ofruar ryshfet Policisë Kufitare në mënyrë që të kalojë pa dokumente identifikimi në pikën kufitare në Qafë Prush.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi nga Shqipëria është dërguar në stacion policor dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej njëzet (20) euro zyrtarit policor në pikën kufitare”, thuhet në raport policor.