Foto: REL/Reuters

Arrestohet pasi tentoi të blinte gjësende me para të falsifikuara

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubizhdë të Prizrenit nën dyshimet për falsifikim të parave.

Policia ka njoftuar se rreth orës 15:00, i dyshuari ka tentuar që me një monedhë të prej 100 eurove të falsifikuara, ka tentuar që të blej gjësende në një market.

Monedha e cila dyshohet se është e falsifikuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.