Arrestohet pasi tentoi ta kalojë kufirin ilegalisht dhe nuk iu bind urdhrave policore

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën alternative në Tresava në veri të Mitrovicës.

I dyshuari sipas policisë kishte tentuar të kaloj kufirin Kosovë- Serbi përmes rrugëve ilegale.

Gjithashtu i njëjti nuk kishte respektuar urdhrat e policisë dhe kishte bërë rezistencë.

Gjatë rezistencës dhe futjes së situatës nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar ta përdorin forcën fizike.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.