Ilustrim

Arrestohet pasi sulmoi nënën e tij

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në ora 17:30 më 31 janar e arrestimi i personit nga Policia, është bërë dje.

Tutje thuhet se pas intervistimit të të dyshuarit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.