Foto: REL/Shutterstock

Arrestohet pasi shantazhoi tjetrin me publikim të materialeve private

Policia në rajonin e Kamenicës ka raportuar për një rast të shantazhit në Kamenicë.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 18:00, një person ka raportuar në polici se përmes telefonit me SMS është shantazhuar nga një person i dyshuar i panjohur.

Sipas tij, i dyshuari i ka kërkuar një shumë të parave pasi që në të kundërtën do t’i publikoj në rrjete sociale disa video të jetës së tij private.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori dhe rasti po vazhdon të hetohet.