Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi rrahu gruan

Është arrestuar një person në Podujevë me dyshimin që e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Dyshohet se para sulmit fizik ka pasur mosmarrëveshje dhe fjalosje.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore për të cilat po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.