Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi që kanosi zyrtarët policorë

Një burrë është arrestuar pasi që kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Deri te kanosja ka ardhur pasi që zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjobë ndaj të dyshuarit për kundërvajtje në trafik.

Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë.