Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi organizoi bixhoz në lokalin e tij në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohet se ka organizuar bixhoz në lokalin e tij në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pas kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë aparate të lojërave të fatit, dy monitorë dhe një shtëpizë me tastierë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën 7 Shtatori në Vushtrri.