Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet pasi ngacmoi ish- të dashurën

Një burrë është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Kjo pasi që sipas policisë, i njëjti dyshohet se ka ngacmuar ish- të dashurën e tij.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se ka qenë gruaja e cila ka raportuar ngacmimin nga ish i dashuri.

Ky i fundit është arrestuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti është hapur si ngacmim.