Arrestohet pasi në veturën i gjenden 20 rezultate të testit COVID-19

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Hanit të Elezit pasi që gjatë kontrollimit të veturë së tij janë gjetur 20 rezultate të testeve të COVID-19.

Sipas Policisë këto kanë qenë teste të ndryshme për qytetarë të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.

Policia ka njoftuar se njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid 19 për qytetarë të ndryshëm të R. Kosovës. I dyshuari së bashku ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.