Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi në gjendje të dehur kanosi policin në detyrë

Një person është arrestuar nga ana e policisë pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor deri sa ishte në krye të detyrës.

Personi i arrestuar ishte në gjendje të dehur,  dhe gjatë arrestimit të dyshuarit janë gjetur një pistoletë dhe tre fishekë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në komunën e Ferizaj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.