Arrestohet pasi kanosi zyrtarin policor i cili ia kishte arrestuar babain

Një zyrtar policor në Mitrovicë është kanosur pasditen e djeshme nga një person i dyshuar.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, një person i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën kishin qenë edhe tre pasagjerë, është ndaluar nga policia dhe njëri nga pasagjerët kishte kanosur zyrtarin policor me motivin se ai më parë i kishte arrestuar babain.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.