Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi kanosi me armë një person

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në fshatin Miradi e Poshtme, nën dyshimet për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri një person tjetër.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se posedonte një armë me një karikator pa fishekë, e cila i është konfiskuar bashkë me një karikator, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është liruar në procedurë të rregullt.