Arrestohet pasi kanosi dy policët që i shqiptuar gjobë për kundërvajtje

Dy zyrtarë policorë janë kanosur ditën e djeshme në Deçan nga një i dyshuar, pasi ky i fundit kishte pranuar një tikete për kundërvajtje.

I dyshuari është arrestuar për rastin që dyshohetse ndodhi me 15 dhjetor, rreth orës 13:20.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas pranimit të një tikete për kundërvajtje i ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policorë” – ka thënë policia.

Tutje është treguar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”.