Arrestohet pasi kanosi disa persona me "Shkorpjon"

Një person është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me disa persona tjerë i ka kanosur ata më armë zjarri. Rasti ka ndodhur në Obiliq.

Policia njofton se të njëjtit i është gjetur një armë e tipit “shkorpjon”, cal- 7.65 mm, me 18 fishekë.

“Ka ndodhë një mosmarrëveshje në mes të disa qytetarëve ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka kanosur viktimat me armë. I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma  automatike “shkorpjon”, cal- 7.65 mm, me 18 fishekë. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.