Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi kanosë kunatën e tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për kanosje.

Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka kanosur kunatën e tij.

Rasti ka ndodhur në  fshatin Stanovc i Epërm në Vushtrri, dy ditë më parë rreth orës 23:00.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.