Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi iu gjetën 6 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që në lokalin e tij në rrugën “Myrvete Dida” ishin gjetur 6 aparate të lojërave të fatit.

Policia e Kosovës ka konfiskuar aparatet derisa ka njoftuar edhe Prokurorinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar gjashte aparate të lojërave te fatit. Aparatet janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.