Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi i prezantoi policisë patentë-shoferin e falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte prezantuar dokumente personale të falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, kur policia kishte ndaluar të dyshuarin në një pikë kontrolli dhe i njëjti i kishte prezantuar patentë- shoferin  për të cilin zyrtarët policor dyshonin se ishte i falsifikuar.

Nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.