Arrestohet pasi i ofroi 50 euro ryshfet policëve në Aeroportin e Rinasit për ta lejuar të udhëtonte drejt BE-së

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një person, i cili u ofroi 50 euro ryshfet policëve kufitarë në aeroportin e Rinasit për ta lejuar të udhëtonte drejt vendeve të zonës Schengen.

22-vjeçari R.A. nga Elbasani u arrestua pasi që gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervistimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.