Arrestohet pasi i mori paratë që gjeti në një lokal

Një grua e dyshuar, shtetase e Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Kullë nën dyshimin se ka gjetur 200 euro në një lokal të cilat i përkisnin një personi tjetër.

Viktima kishte njoftuar policinë nën dyshimin se deri sa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të hollat, të cilat ka dyshuar se dikush ia ka marrë.

“Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të zi”, thuhet në raport policor.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.