Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi e rrëmben dhe e keqtrajton ish të dashurën në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka rrëmbyer dhe e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht ish të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Prishtinë, rreth orës 22:00.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj.

Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.