Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se rrahu babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren dje rreth orëve të mesditës pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore nga sulmi fizik.

Me urdhër të prokurorit i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.