Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se me detyrim ia mori 5000 euro viktimës

 

Një person i dyshuar për detyrim është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Siç njofton Policia, i dyshuari pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën, dyshohet se i ka bërë  presion në vazhdimësi dhe ia kishte kërkuar 5000 euro.

“Është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën, duke i bërë  presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5000 euro dhe detyruar atë që në shtëpinë e tij të ja sjell dokumentet personale të viktimës, veprim  të cilin viktima e kishte bërë nga frika. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ë mbajtje”, njofton Policia.