Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi dyshohet se kanosi babanë e ish gruas së tij

Policia në Prishtinë ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar për kanosje.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 18:30, në rrugën “Nora Hoti”, në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur babanë e ish gruas së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.