Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se e kërcënoi gruan me thikë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me thikë.

Sipas Policisë, i dyshuari nën kërcënim të thikës, ka kërkuar nga bashkëshortja e tij, që përmes telefonit të kontaktoj një person tjetër për t’i kryer një shërbim. 

Rasti siç njofton policia ka ndodhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.