Ilustrim FOTO: Screenshot: Policia e Shtetit/Facebook.

Arrestohet njëri nga vëllezërit që dyshohen se rrahën një person rreth dy vite më parë

Në gusht të vitit 2023 një lëndim i rëndë trupor i një personi me gjësende të forta ishte regjistruar në Policinë e Shtetit ndërsa dy vëllezër ishin identifikuar si të dyshuar për këtë ngjarje.

Policia e Shtetit më 15.02.2025 ka njoftuar se kanë arritur që të arrestojnë 22 vjeçarin D.M.

E vëllai tjetër ende është në arrati dhe Policia e Shtetit po vazhdon për ta lokalizuar të njëjtin e më pas edhe të arrestoj sit ë dyshuar për ngjarjen e shënuar në Durrës.

Në rrahje, policia ka njoftuar se janë përdorur sende të forta me ç’rast viktima në atë kohë kishte marrë lëndime të rënda.

Dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim tash e një kohë ndërsa gjatë një operacioni policor të koduar si ‘brothers’ policia njoftoi se për plagosje të rëndë me dashje u arrestua 22 vjeçari banues në Durrës.

Ai kishte edhe urdhër arrest nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ndërsa me vendim të datës 16.10.2023 të njëjtit i ishte caktuar masë e sigurisë arrest me burg.

Materialet procedurale për njërin nga të arrestuarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme