
Arrestohet një zyrtar i Postës, dyshohet se ka larguar nga zyra një zarf me fotografi të ndjeshme
Një zyrtar i Postës së Kosovës është arrestuar nën dyshimin se gjatë orarit të punës, në mënyrë të kundërligjshme, ka larguar një zarf nga zyra e Postës.
Sipas Policisë, dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme.
Ndërsa, në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër.
“I dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet M.R. dyshohet se ka kryer veprën penale -keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Tutje thuhet se në koordinim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë së Prishtinës, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.