Arrestohet një zyrtar i Fushë Kosovës, dyshohet se u mori mijëra euro qytetarëve për subvencione
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Fushë Kosovës, nën dyshimin se i ka mashtruar qytetarët duke u marrë para për t’iu ndihmuar me subvencione.
Sipas policisë, i dyshuari I.K, ka marrë disa mijëra euro për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione dhe të njëjtëve nuk iu ka ndihmuar.
“…Viktimat në rastin konkret, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtar në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.