Foto: Ilustrim
Arrestohet një zyrtar doganor, dyshohet se futi në Kosovë mallra pa pagesën e taksës doganore
Dogana e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dogana e Kosovës njofton se zyrtari i arrestuar dyshohet se në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.
“Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mengjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje). Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore. Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion””- thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.