
Merdarë
Arrestohet një shtetase ruse në Merdarë, tentoi të korruptonte policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
18.1.2025 - 09:38
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 17.01.2025 ka rrestuar një shtetase ruse në pikën kufitare Merdarë.
Sipas Policisë, e dyshuara i kishte ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policor që të ia mundësonte hyrjen në Kosovë pa vizë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.