Arrestohet një shtetase e Iranit në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetase e Iranit është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” pasi që dyshohet se pasaporta që ka prezantuar gjatë kontrollit ka qenë e falsifikuar.

Policia njofton se pasaporta është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 05.08.2024 rreth orës 14:00.